WSJ: Visa dhe MasterCard mund të tërhiqen nga projekti i kriptovalutës Libra

Visa, MasterCard dhe partnerë të tjerë financiarë janë duke shqyrtuar tërheqjen nga projekti për kriptovalutën Libra.

Siç raporton Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, mbështetësit financiarë të kriptovalutës nuk kanë dëshiruar të shqetësojnë autoritetet rregullatorë dhe kanë refuzuar kërkesat e Facebookut për të mbështetur projektin publikisht.

Gjithashtu, PayPal dhe Stripe janë të pavendosur lidhur me përfshirjen e tyre në Libra.

Ditë më parë ishte raportuar se Facebook mund të shtynte debutimin e Libras për të adresuar shqetësimet e autoriteteve.

Përpjekjet për ta bërë realitet projektin në adoptim në masë nuk kanë shkuar siç Facebook kishte parashikuar pasi u përball me skepticizëm në tërë botën, veçanërisht në Gjermani dhe Francë për ta bllokuar Libran.

Shefi i Libra pranë Facebookut, David Marcus tha se nuk kishte informacion për tërheqjen e këtyre kompanive nga projekti.