Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Lipjanit

Komuna e Lipjanit sot ka nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri administrativ për këtë komunë kostoja e të cilit është 1 milion e 800 mijë euro.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky projekt pritet të përfundojë brenda gjashtë muajve.Sipas tij, ndërtimi i këtij objekti për Komunën e Lipjanit do të shërbejë për nevojat administrative komunale.

“Projekti ka kushtuar rreth 1 milion e 800 mijë euro dhe është paraparë për 16 muaj të përfundojë, po besoj që do i përmbahemi dinamikës së punës dhe do të përfundojë brenda gjashtë muajve si objekt jashtëzakonisht i nevojshëm për administratën e komunës sonë”, tha ai, raporton kp.

Ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Lipjanit është duke u realizuar në bashkëpunim me ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.