Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e naftës në Kosovë janë më të lirat në rajon

Nafta në Kosovë ka çmimin më të lirë në rajon, pos Maqedonisë e cila ka akcizën 10 cent më të lirë.

Kështu u tha ne ë për media që po mbahet nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, shkruan Kosova.info

Sipas tyre lajmi se nafta po shitet 30 cent më shtrenjtë është lajm i rremë dhe nuk qëndron.

Fadil Berjani, kryetari kësaj shoqatë tha se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se Kosova e ka naftën më të lirë në rajon.

“U lansua kinse nafta po shitet 30 cent më shumë  se në  regjion kjo s’është e vërtetë. Ne regjion në përgjithësi janë më shtrenjtë përveç Maqedonisë. Shteti maqedon qe po thonë pse e ka me lirë ne jemi më të lirë ne rajon sepse Maqedonia e ka akcizën 10 cent me lirë. Ne rregullatori kyçja në rrugë jemi i vetmi shtet që paguajmë kyçje në rrugë”, tha Berjani.

Sipas Latif Kryeziut nga Al Petrol dhe Sehll, tha se problem për çmim është akcizë e limituar fikse. Ai tha se janë të vetmit në rajon që nuk paguajnë për deponi por edhe për kyçje në rrugë për rrymë.

“Kur është çështja te çmimet në  përgjithësi unë po them se faktorët që ndikojnë janë mbi 15 ne kemi akcizën e limituar fikse. Ne kemi licenca të vetmit në rajon jo vetëm pikat të paguajmë por edhe  për deponi edhe për kyçje në rruge për rryme ne jemi padrejtësisht. Ne betohemi kurrë s’ka marrëveshje, Prej këtu e ftojmë autoritet e konkurrencës që të hetojë”, tha ai.

Kurse kërkesa e Hajdar Hajdarit përfaqësuesit të Alfa Trade ishte që të mos dërgohen informata të rreme tek publiku, por për çmime reale së pari të konsultohen te ta e më pas të flasin.