Qeveria i vendos taksën 100% edhe brendeve ndërkombëtare që vijnë nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot asnjë lloj malli nga Serbia pavarësisht vendit të origjinës nuk mund të hyjë në Kosovë pa iu nënshkruar taksës 100%.

Ky vendim erdhi pas propozimit që bëri Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, shkruan Kosova.info.

“MTI dëshiron që të jetë e barabartë për të gjitha kompanitë, për këtë MTI kërkon heqjen e listës, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019”, tha ai. Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ajo që është e papranueshme është letra e kryeministres serbe, Ana Bernabiq, e cila kërkon që vendet që kanë njohur Kosovën të tërheqin njohjen. Sipas tij, kjo është e papranueshme.