Qeveria e Kosovës merr vendim që të mbulojë shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj ka marr vendim që t’i mbuloj shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën që vijnë në vendin tonë.

Me propozimin e ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ky mbulim do të bëhet për gjatë vitit 2020.

“Ministria e Financave dhe Transferve ka dal me një draft për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku një ndër pikat ne kemi paraparë edhe marrjen e obligimit nga ana e qeverisë lirim e kostos së Kartonit të Gjelbër me diasporën. Unë nxjerr para juve një propozim-vendim që t’i mbuloj kostot për këtë gjatë vitit 2020”, tha Bislimi.

Në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, qeveria kishte planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare për automjetet që hyjnë në vend për vitin 2020.

Po ashtu, zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi kishte njoftuar se është planifikuar që në 24 muajt në vijim, të emetohen letra me vlerë në masën e 30 milionë eurove tek diaspora.

Në këtë mbledhje, gjithashtu është marr vendim që të ndahen edhe 12 milionë euro për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale.