Në Ditën Botërore për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Qendra për Mirëqenien e Gruas (QMG) – Shtëpia e Sigurtë, në komunën e Pejës, e ka shënuar këtë dite me asociacione të shumta civile.

Kjo Qendër i është bashkangjitur fushatës globale për 16 Ditë Aktivizëm me sloganin: “Orange the World”, për barazi gjinore dhe mundësi për mirëqenien e të gjithëve.

Ndryshe me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, sot në Prishtinë organizata UN Women do të hapë fushatën “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila do të shoqërohet me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare Publike “Pjetër Bogdani” në ngjyrë portokalli.