Pjesëmarrja e ulët e grave në forcën punëtore të Kosovës

Shkruan: Xhorxhina Bami

Kosova është shteti më i ri në Europë dhe pavarësishtrritjes ekonomike që shënon vit pas viti, në vitin që po lëmë pas deri tani kapasur rritje në krijimin e vendeve të reja të punës me rreth 9.2%dhe rritje e BRUTO Produktit të Përgjithshëm me 3.3%, Kosova prapë mbetet një nga shtetet më të varfra në Europë.

Në krahasim me rajonin,Kosova qëndron e parafundit për nga zhvillimi i llogaritur me BRUTO Produktin ePërgjithshëm. BRUTO Produkti në Kosovë, në 2017-n, kishte vlerën 6.43 miliard EUR, ndërkohë që në Shqipëri 11.5 miliard EUR, Maqedoni 10 miliard EUR, me Malin e Zi që ka vlerën më të ulët prej 4.2 miliard EUR dhe Serbinë me vlerën mëtë lartë prej 36.5 miliard EUR (shifrat janë të përafërta). Për më tepër Kosova numëron 35% të BRUTO Produktit si pjesë e ekonomisë jo-formale dhe një arsye e madhe për këtë është pjesëmarrja e ulët qytetare në forcën punëtore, rreth 40.4%,sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Me forcë punëtore nënkuptohen njerëzit që janë të punësuar ose janë në kërkim pune. Në tremujorin e dytë të 2018 më shumë se gjysma e kësaj force punëtore, rreth 29.4% ishte e papunë.

Një problem gjithashtu i madh, që u zbulua nga Pyetësori i Forcës Punëtorei bërë nga Agjencia Statistikore e Kosovës, është hendeku gjinor në pjesëmarrjen në forcën punëtore, i llogaritur si 27.5% dhe më i larti në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrja në forcën punëtore llogaritet si raport i numrit të të punësuarëve dhe të papunëve me popullsinë e aftë për punë. Pjesë e popullsisë së aftë për punë llogaritet çdo person që është në moshën 15-64 vjeç që në Kosovë llogariten 1,200,165 individë, ndër ta 595,722 janë femra ngatë cilat 82.6% nuk janë pjesë e forcës punëtore. Në tremujorin e dytë të 2018,punësimi i gjinisë femërore është vetëm 12.0%. Gjithashtu është shqetësues fakti që rreth 82.6% e femrave nuk janë aktive në forcën punëtore.

Kodi i Punës i Kosovës e mbron shumë gruan nëse mbetet shtatzënë gjatë kohës që është e punësuar sepse lejon që ajo të marrë vendimin e kthimit në punë dhe tëketë drejtën e pushimit të drekës prej dy orësh me pagesë për një vit paslindjes. Gjithashtu i ndihmon gratë rekrutimit për të parandaluar diskriminimin gjinor në përzgjedhje. Testet e shtatzënisë para pranimit në punë janë të ndaluara dhe në rast të pushimit nga puna për shkak të shtatzënisë punëdhënësi duhet të vërtetojë që arsyet e pushimit janë të tjera. Prapëseprapë pjesëmarrja e grave në forcën punëtore të Kosovës është shumë e ulët.

Dy nga faktorët që ndikojnë në pjesëmarrje e ulët të femrave në forcën punëtore në Kosovë janë: diskriminimet për shkak të lejes së lindjes dhe diskriminimet me bazë gjinore si rrjedhojë e patriarkatit qëndikohen drejtpërdrejt nga legjislacioni dhe aplikimi i tij. Le t’i shpjegojmë njëra pas tjetrës:

Leja e lindjes është një praktikë shumë përparimtare sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në shëndetin e grave dhe fëmijëve. Kjo për shkak se leja e lindjes është vërtetuar shkencërisht që:

a)  93% e grave që kanë të drejtën e lejes së lindjes vazhdojnë të punojnë edhe pas lindjes

b) 91% e bizneseve nuk shënojnë humbje të produktivitetit ndërkohë që një punëtore është në leje të lindje

c) 77% e punëtorëve ndikohen në zgjedhjen e vendit të punës nga politikat e brendshme të firmës për sa i përket lejes së lindjes.

Këto pika nuk duken të jenë të vlefshme edhe në Kosovë. Kosova praktikon lejen e lindjes 6 + 3 + 3 që nënkupton që punonjësit janë të detyruar të paguajnë 70% të rrogës gjatë gjashtë muajve të parë të lejes së lindjes. Qeveria duhet të paguajë 50% të rrogës mesatare gjatë tre-mujorit të dytë të lejes së lindjes dhe tre muajt e mbetur janë leje pa të drejtë pagese. Kjo politikë e lejes sëlindjes është shumë përparimtare për Kosovën, madje shumë më përparimtare edhe në krahasim me shtete të zhvilluara si Sh.B.A. për sa i përket kohëzgjatjes,por prapëseprapë kompensimi është shumë i ulët. Rroga mesatare në Kosovë është 325.06€ që do të thotë që gjatë tre-mujorit të dytë të lejes së lindjes merret rrogë mujore prej 162.52€ që është gjysma e kostos së jetesës në Kosovë që llogaritettë jetë 282.28€ (pa llogaritur qiranë mujore të banesës). Kjo praktikë gjithashtu krijon diskriminim ndër-sektorial ndërmjet sektorit privat dhe publik për sa ipërket pagesës së lejes së lindjes.

Problemi qëndron tek pamundësia e bizneseve, sidomos atyre të vogla, për të shlyer pagesën e rrogës për gjashtë mujorin e parë të lejes së lindjes dhe shpenzimeve që lindin me zëvendësime te përkohshme të këtyre grave dhe pushimet e zgjatura të drekës në rast se nënat vendosin të punojnë edhe pas lindjes. Duke çuar kështu në diskriminimin e grave gjatë fazave të para të punësimit dhe duke ulur punësimin e tyre. Kjo çon nëvarësinë ekonomike të grave nga partnerët e tyre siç shihet edhe në tabelën e mëposhtme:

Për më tepër në Kosovë ekziston diskriminimi me bazë gjinore në punë i cili gjithashtu ndikon negativisht në pjesëmarrjen e grave në Kosovë në forcën punëtore. Ekzistojnë dy probleme kryesore në aspektin ediskriminimit gjinor:

  1. vështirësiae grave në ngjitjen e shkallëve të karrierës

Kjo vërtetohet nga përqindja e vogël e grave që mbajnë pozitat menaxherialemë të larta nëpër Kosovë, vetëm në 9.5%të firmave në Kosovë. Gjithsesi sipas një raporti të kryer nga Agjencia për Barazi Gjinore shihet që diskriminimi në punë me baza gjinore është më i madh në sektorin publik se sanë atë privat, me një diferencë prej 14%. Kjo tregon që edhe ndërmarrjet shtetërore nuk po e zbatojnë ligjin për barazinë gjinore dhe ligjin kundër diskriminimit me bazë gjinore. Ky raport gjithashtu arriti në përfundimin që është më e lehtë për meshkujt që të ngrihen në detyrë se sa për femrat vetëm për shkak të perceptimeve të aftësive të tyre në bazë të gjinisë.

dhe 2) përqindja e ulët e grave që kanë pronë në emrin etyre.

Kjo shihet në faktin që vetëm 16% e grave në Kosovë kanë pronësi në emrin që e bën shumë të vështirë hapjen e bizneseve nga gratë, pra vetëpunësimin e tyre, sidomos në rastin e nevojës së marrjes së një kredie për shkak të mungesës së pronës për kolateral. Pavarësishtse diskriminimi me bazë gjinore është i ndaluar me ligj në Kosovë (Ligji për Barazi Gjinore, Akti 05/L-020) shifrat tregojnë që ky ligj nuk zbatohet ashtu si duhet. Një raport i Bankës Botërore për Kosovën i kryer në 2017-n, e vërteton që mos-pasja e pronës nën emrin e tyre ndikon në uljen e pjesëmarrjes së grave në forcën punëtore në Kosovë. Si fillim ky raport nxori përfundimin që vetëm 15%  e bizneseve në Kosovë kanë pronare gra që është përqindja më e vogël e krahasuar me rajonin.

Si përfundim, në bazë të raporteve të kryera nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, kombëtare, dhe raporte zyrtare shtetërore vihet re një pjesëmarrje shumë e ulët e gjinisë femërore në forcën punëtore në Kosovë. Kjo ndodh më së shumti për shkak të diskriminimit që lind nga leja e lindjes ndermjet sektorit privat dhe publik. Shumica e bizneseve në sektorin privat e kanë të  pamundur të paguajnë rrogën gjatë gjashtëmujorit të parë të lejes së lindjes. Arsye tjetër që ndikon në pjesëmarrjen e ulët të grave në forcën punëtore në Kosovë është edhe diskriminimi me bazë gjinore për shkak të ndjekjes së roleve gjinore tradicionale. Këto ndikojnë nëmos-implementimin e duhur të ligjeve dhe përqindjen e ulët të grave që kanëpronë nën emrin e tyre.