Nënshkruhet kontrata për furnizimin e shkollave të Prishtinës me kifle

Komuna e Prishtinës edhe këtë vit do të bëjë shpërndarjen e kifleve për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën.

Tenderin për të bërë furnizimin me kifle e ka fituar “Premium Bakery”. 261.144,00 euro është vlera e kontratës të cilën e ka dhënë Komuna e Prishtinës.

Ndërkaq “Premium Bakery” i cili do të bëjë furnizimin me kile, ka dhënë çmim më të ulët, 247.752.00 euro, bëhet e ditur në kontratën e publikuar nga Komuna e Prishtinës.

“Premium Bakery” do të bëjë furnizimin me kfile në të gjitha shkollat e Prishtinës, dhe këtë do ta bëjë për gjashtë muaj.

Shujtat me kifle dhe qumësht për nxënësit e shkollave të Prishtinës kanë filluar të shpërndahen nga viti 2015./Telegrafi/