MMPH dhe Agjencia Kadastrale nënshkruajnë 6 udhëzime administrative për avancimin e kadastrit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë nënshkruar sot 6 udhëzime administrative, për të cilat po thuhet se do të përmirësojnë shërbimet në fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës.

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se me nënshkrimin e këtyre do të shënohet progres në fushën e kadastrit.

“Sot kemi nënshkruar gjashtë udhëzime administrative: Udhëzimi administrativ për ndarjen dhe regjistrimin e parcelës, udhëzimi administrativ për matjet kadastrale për regjistrim në kadastër, për ndarjen e ndërtesës dhe pjesëve të ndërtesës, për ndarjen e zonave kadastrale, për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve dhe për tarifat dhe produktet e Agjencisë Kadastrale. Me to janë standardizuar ccmimet e produkteve, po ashtu janë harmonizuar ccmimet nga gjeodetët dhe kompanitë e licencuara të gjeodetëve. Janë rritur cilësitë dhe kriteret e gjeodetëve. Secili gjeodetë ka deleguara përgjegjësi shtetërore”, tha ai.

Avni Ahmeti, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës tha se kanw nevojë për përkrahje politike përveç asaj financiare.

“Kemi finalizuar edhe dy drafte të cilat po përmirësojnë të cilat mbulojnë çështjet e gjeodetëve. Kemi filluar edhe punën e doracakeve që lidhen e aktiviteteve në kadastër. Shpresoj që qeveria e re do të na përkrahë për ligjin për kadastër”, tha ai.

Sipas tij, tash e tutje do të kërkohet rritje e efikasitetit në punë për drejtorët e kadastrit në komuna të Kosovës dhe për gjeodetë ndaj të cilëve ka pasur ankesa nga qytetarët.