Miliona amerikanë mund të mbesin pa rrymë shkaku i rrezikut nga zjarret

Kompania amerikane “Pacific Gas & Electric” ka njoftuar të hënën se mund ta ndalë rrymën në rreth 30 distrikte të Kalifornisë këtë javë për shkak të erërave të forta dhe të thata, të cilat mund të shkaktojnë zjarre.

“I inkurajojmë banorët dhe bizneset që të përgatiten për të qëndruar pa rrymë ndoshta për shtatë ditë”, tha kryetari i qytetit Sa Jose, SamLiccardo, gjatë një konference për gazetarë të hënën në mbrëmje.

Ai shtoi se nga ndërprerja e rrymës mund t’i prekë rreth dy milionë banorë dhe rreth 67 shkolla.

Kompania që është përgjegjëse për furnizim me rrymë në këtë rajon tha se ndërprerja e energjisë për arsye sigurie do të zbatohet në pjesën veriore, qendrore dhe bregdetare të qytetit.

Pajisjet e kësaj kompanie dyshohet se e kishin shkaktuar zjarrin e tmerrshëm të vitit të kaluar, kur një tel elektrik i kishte prekur drunjtë.

Hetimet e zhvilluara nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri treguan se kompania është përgjegjëse për zjarret e mëdha në natyrë, të cilat i kishin shkaktuar 85 viktima, shkruan “CNN.”