Lungomare, pamje spektakolare nën magjinë e dritave

Bregu i Lungomares, në qytetin e Vlorës, të ofron një pamje spektakolare, sidomos në këtë prag festash nga dritat shumëngjyrëshe që e kanë dekoruar atë.

Vija e rilindur bregdetare e qytetit ofron këtë fundvit një atmosferë festive, ku dekoret përgjatë rrugës dhe bizneseve që ndodhen pranë saj, i kanë dhënë më shumë shkëlqim qytetit bregdetar për të tërhequr vizitorët edhe në stinën e dimrit.

Reflektimi i dritave aty ku bashkohet deti Adriatik me detin Jon është një magji për këdo që e shikon nga afër.

Lungomare i konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi dëshirave të tij, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.

I përuruar në maj të 2017, ky projekt është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës, por jo vetëm, që në stinën e verës , por edhe të dimrit është ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj