Klubi i Prodhuesve reagon ndaj bllokimit të produkteve vendore nga Serbia

Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon kundër veprimit të autoriteteve serbe të cilat kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova.

Sipas KPK-së, një veprim i tillë është i papranueshëm.

“Kjo tregon edhe një mungesën e vullnetit nga ana e autoriteteve serbe që të ju kthehen normalitetit dhe tregtisë sipas marrëveshjeve. Gjithashtu, një veprim i tillë është ende më i papranueshëm në kur kemi parasysh pandeminë në të cilën po kalojmë. Ky veprim vetëm tregon sjellje jo të dinjitetshme nga ana serbe, ku ka një pajtueshmëri që këto ditë të mos ketë pengesa në qarkullimin e mallrave, në bazë të praktikave të miratuar nga CEFTA për korridorin e gjelbër”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Janë 11 maune të Kosovës që të martën kanë hasur pengesa në doganë ku janë ndaluar për disa orë që të hyjnë në Serbi.

“Dje në Pikën e Kalimit Kufitar me Serbinë, nga ora 12:45 deri ne ora 18:00, nga pala serbe janë të kthyera gjithsej 11 maune (1 me targa shqiptare, 8 me targa serbe dhe 2 me targa kosovare), ku prej tyre 9 të zbrazëta, 1 me mall nga Kosova për destinim Serbinë dhe 1 transit me mall nga Shqipëria destinim Serbinë”, tha për Telegrafin zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Lexo po ashtu:
Stavileci: Serbia ka kthyer 11 maune nga Kosova
Stavileci: Serbia ka kthyer 11 maune nga Kosova
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, këtë veprim të autoriteteve serbe e ka quajtur çnjerëzor dhe shkelje të marrëveshjes për ta luftuar pandeminë e COVID-19.

“Është një veprim i paprecedentë që gjatë pandemisë, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave (operatorët e transportit) që vijnë nga Kosova. Kjo është çnjerëzore dhe një shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale për korridoret e gjelbërta për ta luftuar COVID-19, për të cilën janë pajtuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, kishte reaguar Abdixhiku.

Trupi udhëheqës i Marrëveshjes për Tregti të Lirë ka përgatitur një listë të mallrave që konsiderohen të domosdoshme për të gjitha vendet e prekura nga COVID-19.

Kjo pajtueshmëri e arritur nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka nisur së zbatuari nga 13 prilli këtij viti.

Me këtë marrëveshje parashihet krijimi i një “korridori të gjelbër” për të lehtësuar transportin e mallrave në fjalë