Kelmendi: Naftarët haraç ndaj qytetarëve

Çmimet e fryra të naftës në Kosovë sipas gazetarit, Adriatik Kelmendi janë haraç që po bëhet ndaj kosovarëve, shkruan Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se naftarët janë duke fituar 12 deri në 14 për litër.

Kjo marrëveshje sipas tij ka krijuar një monopol të shëmtuar.

“Çdo fitim më i madh se 5-6 centë në litër është haraç që naftëtarët po ia vëjnë qytetarit. Pa asnjë dyshim duhet të ketë një dakordim të fshehur të shitësve të derivateve të naftës për të mos e ulur çmimin, edhe pse çmimi i naftës ka rënë në tregun botëror. Në vendet e rajonit ka ndodhur kjo ulje, në Kosovë jo. E Kosova është shteti më i varfër i rajonit, ka përfunduar Kelmendi.