Ish-punëtorët e KEDS-it kërkojnë të kthehen në vendet e punës, përplasen me policinë

Punëtorët elarguar nga KEDS-si para dy vitesh, protestuan gjatë ditës së sotme para zyravetë kësaj korporate. Kërkesa e tyre ishte të kthehen në vendet e tyre të punës shkruan Kosova.info.

Gjykata kishte marrë vendim që brenda 3 ditëve, më datë 23 nëntor të këtij vitit këta punëtor tëkthehen në punë, kurse Bordi i KEDS-it nuk e respektoi një vendim të tillë.

Hysni Gashi, kryetari i sindikatës së KEDS-it tha se kërkojnë që këta 78 punëtorë që po presin të kthehen në vendet e tyre që punës.

“Kërkojmë nga menaxhmenti i KEDS-it që këta 78 punëtorë që po presin jashtë kësaj ndërtese të kthehen në vendin e tyre pasi qëgjykata themelore në shkallën e dytë ka vendosë që ti kthej këta punëtorë”, thaai.

Kurse Rashit Gashi, ish punëtori i KEDS-it tha se ka dy vite që është marrë vendimi për t’i kthyernë punë këta punëtor kurse është vetëm bordi i menaxhmentit që nuk po e respekton një vendim të tillë.

“Na qe dy vite kemi marrë të gjitha vendimet për ti kthyer këta punëtorë në punë. Këtë vendim bordi i menaxhmentit nuk e ka respektuar”, tha ai.

Gjatë protestës ata patën edhe mosmarrëveshje me policinë që erdhi edhe deri tek përleshja.