Investimet e KEDS-it do të arrijnë deri në 300 milionë euro

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), që nga privatizimi i distribucionit ka bërë shumë investime në sistemin e rrjetit elektrik në Kosovë dhe kjo ka ndikuar dukshëm në cilësinë dhe furnizim të rregullt me energji elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, tha se për këto vite KEDS-i ka punuar shumë në investime, por ka ende shumë punë për të bërë.

Ai ka folur edhe për investimet që nuk i takojnë, por KEDS po vepron. “Kemi rastin në Fushë Kosovë, po investojmë 3 milionë euro, për të dalë në atë gjendjen akute, nëse do të vazhdohet me atë gjendje do të mbetnin pa energji. Kjo gjendje ka ardhur për shkak se mbingarkesës me banorë në Kosovë”, tha Buzhala sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij lindin për shkak të ndërtimit pa plan. Buzhala ka bërë të ditur se kanë master planin e investimeve deri në vitin 2025. “Makro parametrat dihen, po punojmë edhe në plane të vogla. Ne do të investojmë rreth 300 milionë euro, deri më tani kemi investuar mbi 140 milionë euro. Ne gjatë vitit kemi pasur investime në Podujevë dhe Drenas”, deklaroi Buzhala. Ai tha se ku investojnë nuk kanë më probleme.

Për reduktimet që planifikohen, Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, bëri me diej se çdo herë njoftohen konsumatorët.

Për furnizim me energji elektrike, Buzhala tha se në gjithë territorin e Kosovës është e njëjtë. Sipas tij kur ka erëra të forta në perëndim të Kosovës, KEDS angazhon shumë punëtorë.

Edhe Banka Botërore ka vlerësuar investimet në energjinë në Kosovës. Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, tha se ka investimet që janë bërë nga KEDS kanë arritur që të vlerësohen mirë nga institucionet kredibile dhe për këtë ndjehen mirë.

Për ardhjen e stinës së dimrit, Kompania Kosovare për distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), i ka bërë të gjitha përgatitjet. “Do të jetë shumë më mirë, ne i kemi bërë përgatitjet, kemi bërë edhe pastrimin e trasenë”, tha ai.

Për ndryshimin e çmimit të energjisë, Buzhala, tha se ZRrE merret me këtë punë. “Deri në pranverë nuk ka asgjë të re në këtë drejtim. KEDS ka punuar me humbje të miliona euro. Dy vitet e fundit nuk është mbuluar kostoja”, tha ai.

Ndryshe Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 Maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a. KEDS sh.a. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. KEDS sh.a. në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë operon me distribuimin e energjisë elektrike. Për të operuar në mënyrë sa më efikase kompania KEDS është e shpërndarë në 7 distrikte me lokacion në shtatë qytetet kryesore të Kosovës dhe në 30 nëndistrikte, ku përfshihen komunat e vendit.

KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren. Në kuadër të KEDS janë të përfshira linjat e Tensionit të Mesëm 35 kV, 20kV,10 kV, 10 kV me mundësi të kalimit në 20 kV, 6 kV dhe 3 kV (kilovolt) së bashku me trafostacionet përkatëse, Trafostacionet 35/10 kV/kV, 10(20)/0.4 kV/kV, 10/0.4 kV/kV, 6/0.4 kV/kV, linjat e Tensionit të Ulët 0.4 kV, si dhe mbi 596 mijë njehsorë individual të konsumatorëve.

KEDS menaxhon me këto asete: Rrjeti i nivelit 35 kV ka një gjatësi prej 513 km, Rrjeti i nivelit 10(20) kV ka një gjatësi prej 1,878 km, Rrjeti i nivelit 10 kV ka një gjatësi prej 5,070 km, Rrjeti i nivelit 6 kV ka një gjatësi prej 50 km, Rrjeti i nivelit 3 kV ka një gjatësi prej 5 km, Rrjeti i nivelit 0.4 kV ka një gjatësi prej 20,024 km, Numri i nënstacioneve të nivelit 35/10 kV është 44, Numri i nënstacioneve të nivelit 10(20)/0.4 kV është 2,446, Numri i nënstacioneve të nivelit 10/0.4 kV është 2,865 dhe Numri i trafostacioneve të nivelit 06/0.4 kV është 77.