Harrojeni 5G, Kina nis zhvillimin e teknologjisë 6G

Ndonëse 5G nuk është shtrire ende në të gjithë botën, beteja midis superfuqive, siç është rasti i SHBA-së dhe Kinës, vijon të jetë e lartë. Secili shtet synon të ketë kontroll mbi rrjetet 5G në shtete të ndryshme për shkak edhe të sigurisë kibernetike.

Por ndërkohë që beteja vazhdon për 5G-në, një ekip nga Universiteti i Juglindjes në provincën Jiangsu të Kinës ka nisur kërkimet për rrjetin e brezit të gjashtë të telefonisë së lëvizshme (6G). Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga Ministria Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë.

Drejtuesi i ekipit parashikon se 6G-ja do të përfshijë një sferë më të gjerë me shpejtësi më të lartë dhe siguri më të madhe në krahasim me teknologjinë 5G. Ekspertët parashikojnë se teknologjia 6G do të vihet në funksionim komercial brenda vitit 2030.

G në 5G apo në 6G nënkupton “gjeneratë” dhe gjithçka ka filluar me gjeneratën 1G në vitet ‘90 duke u zhvilluar dhe përmirësuar me gjeneratat pasuese.