Haradinaj takohet me Shoqatën e Naftëtarëve, kërkon uljen e çmimit të naftës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ku ka shprehur interesim për çmimin e naftës dhe derivateve të saj në tregun e Kosovës.

Ai tha se në këtë takim u diskutua për gjendjen e tyre dhe u premtoi mbështetje, shkruan Kosova.info

“Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjellë gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngushtë me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor. Në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve kam shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve të saj në tregun e Kosovës. Pasi dëgjova edhe qëndrimin e tyre, premtova për angazhimin tim për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën dhe e depove doganore, si dhe taksa për kyçjen në rrugë, të cilat e rrisin koston e importuesve dhe rrjedhimisht edhe çmimin në treg. Duke respektuar tregun e lirë, kam insistuar në kujdes ndaj qytetarëve të vendit”, ka shkruar Haradinaj.