Aksionet evropiane kanë shënuar rritje, ndërsa investitorët shpresojnë që Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe qeveritë e Eurozonës do të japin dritën jeshile të masave stimuluese, pasi Rezerva Federale uli normat e interesit, si një veprim urgjent nga ndikimi i Coronavirusit.

Ulja e normës nga e ka “zënë ngushtë” Wall Streetin, pas ai zmadhoi ndikimin në ekonomi të Coronavirusit dhe shkaktoi pikëpyetje mbi efikasitetin e lehtësimit monetar.

Sidoqoftë, tregtarët shohin se ka 90 për qind mundësi që BQE do të ulë normat e interesit gjithashtu javët e ardhshme, megjithëse një politikëbërës i kësaj banke, Francois Villeroy de Galhau iu bëri thirrje qeverive për më shumë ndihma fiskale.

Indeksi pan-evropian STOXX 600 u rrit me 1.22 për qind, përfshirë Rio Tinto dhe Arcelormittal duke zgjatur rikthimin e tyre nga rëniet e mprehta javën e kaluar.

“Lëvizja e Wall Street dje ishte mjaft joreale”, tha Will James, nënkryetari i kapitalit evropian në Aberdeen Standard Investations.

Aksionet e kujdesit shëndetësor SXDP u rritën, me Roche Holding AG duke fituar 1.7 për qind pasi autoritetet kineze shëndetësore thanë se do të përdorin medikamentin e artritit të gjigantit farmaceutik zviceran për të trajtuar disa pacientë me Coronavirus në kushte të rënda.