Facebook merret në pyetje nga disa banka qendrore për kriptovalutën Libra

Autoritetet bankare evropiane do të marrin në pyetje Facebookut rreth Libras lidhur me shqetësimet e shprehura nga qeveritë e Bashkimit Evropian rreth kërcënimeve që përbën kjo kriptovalutë ndaj stabilitetit financiar.

Siç raporton Financial Times, përcjell Telegrafi, zyrtarë të 26 bankave qendrore, përfshirë Rezervën Federale amerikane dhe Bankën e Anglisë do të takohen me përfaqësues të Libras në Basel.

Themeluesit e Libras janë ftuar për t’u përgjigjur disa pyetjeve rreth dizajnit dhe shtrirjes së kriptovalutës.

 Vende si Franca dhe Gjermania ka kritikuar publikisht projektin Libra të gjigantit të medias sociale, të cilin e shohin si kërcënim për sovranitetin e vendeve të BE-së.