Facebook bllokon firmën kontroverse Izraelite të “shpëlarjes së trurit”

Facebook i bëri rhittje një firmë Izraelite e cila pretendon se mund të ndryshojë sjelljen e njerëzve. The Spinner ka një tarifë për ata që duan të përfitojnë nga shërbimi duke i ekspozuar në postime online të cilat i konsideron përmbajtje editoriale.

Por Facebook është shprehur kundër praktikave të startupit. Gjiganti teknologjik ja ka ndaluar firmës të përdorë rrjetet social Facebook dhe Instagram.

The Spinner pretendon se mund të bëjë njerëzit të:

Heqin dorë nga duhani

Të humbasin peshë

Të bëjnë propozime për martesë

Për të rritur aktivitetin seksual mes partnerëve

Të bindë femrat të bëjnë transplantin e gjoksit

Për të arritur këtë objektiv shërbimi dërgon dhjetëra artikuj për një periudhë kohore të caktuar përmes internetit përfshirë edhe llogaritë e tyre në median sociale.

The Spinner përdor llogari të rreme dhe faqe Facebook të rreme për të bombarduar në mënyrë strategjike përdoruesit me reklama. Facebook thotë se këto sjellje shkelin politikat e saj të reklamimit.

Si funksionon The Spinner? Përdoruesit i dërgohet një link në telefon. Kur hapet krijohet një skedar i vogël i quajtur “cookie” në pajisjet e përdoruesit me të cilën mund ti identifikojnë dhe ekspozojnë ndaj përmbajtjeve dhe artikujve.