E-Learning e ardhmja, edhe provimi mbahet përmes Skype

Me zhvillimin e teknologjisë, avancime e lehtësira ka përfituar edhe mësimdhënia e mësimnxënia.

Që eLearning është metoda më efikase dhe mësimi përmes kësaj metode është e ardhmja, e dëshmon më së miri Profesor Blerim Rexha, i cili ligjëron lëndën Inxhinieri Softuerike në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Rexha, së fundi, u ka mundësuar tre studentëve që janë në Norwegian University of Science and Technology (NTNU), në Gjøvik të Norvegjisë, përmes Skype ta mbajnë provimin e tyre final.

‘Ishte kënaqësi mbajtja e provimit final sot, nga lënda “Inxhinieria softuerike” edhe me studentët tanë Arditin, Visarin dhe Fatbardhin’, u shpreh Rexha.
Ai shtoi se sa krenar ndjehet me sukseset e studentëve të tij.

‘Përmbyllja e provimit me nota të shkëlqyeshme është jo vetëm kënaqësi për ne, mësimdhënësit, por edhe mburrje për sukseset e juaja. Ju lumtë!’, tha Rexha në njoftimin e tij në Facebook.

Provimi përmes SkypeIshte kënaqësi mbajtja e provimit final sot, nga lënda “Inxhinieria softuerike” edhe me studentët…

Publiée par Blerim Rexha sur Jeudi 6 février 2020

Kujtojmë që Profesori Rexha ka përfunduar doktoraturën në Universitetin Teknik të Vjenës. Ai momentalisht punon në Universitetin e Prishtinës si shef i departamentit ‘Inxhinieri Kompjuterike’. Rexha, nga 2015ta deri në 2017 shërbeu si President i Bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Përveç punës në Universitetin e Prishtinës, Rexha aktualisht është anëtar i Bordit në Qendrën Inovative të Kosovës. Njëkohësisht drejton Departamentin e Sigurimit të Cilësisë në PBC dhe është Udhëheqës i çështjeve akademike në PBC Academy.

Këtë vit të ri, dhuroja familjes shtëpinë e ëndërrave në lagjen më të bukur në Prishtinë – Priam Village Prishtina…

Publiée par Priam Village Prishtina sur Jeudi 12 décembre 2019