Bien parametrat ekonomikë në BE dhe Eurozonë

Parametrat ekonomikë në bazë mujore shënuan rënie si në Eurozonë ashtu edhe brenda bllokut 28 anëtarësh.

Sipas Komisionit Evropian, treguesi i parametrave ekonomik për këtë muaj në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Eurozonë ra për 1.4 pikë duke shkuar në 101.7 pikë respektivisht në 100 pikë krahasuar me muajin gusht.

Rënia në Eurozonë bazohet në uljen e besimit në industri dhe tregun me pakicë, ndërsa përmirësime vërehen në mesin e konsumatorëve, shërbimet dhe ndërtimi mbeti i pandryshuar.

Në mesin e ekonomive më të mëdha, parametrat ekonomikë shënuan rënie në Holandë dhe Spanjë me 3.1 pikë, Gjermani me 1.2 pikë dhe në Itali me 0.8 pikë.

“Në bazë të Eurozonës, besimi u përkeqësua ndjeshëm në industri, mbeti i njëjtë në shërbime dhe u përmirësua në mesin e konsumatorëve. Sidoqoftë, besimi i BE-së në ndërtim ra ndjeshëm, ndërsa u përmirësua dukshëm në tregtinë me pakicë. Rritja e besimit në shërbimet financiare të BE-së ishte në përputhje me zhvillimet në zonën e euros”, theksoi Komisioni.

KE-ja tha se sipas Treguesit të Klimës së Biznesit, të gjithë komponentët ishin përkeqësuar, ku në Eurozonë kishte rënie nga 0.34 pikë në 0.22 pikë në muajin shtator.