​BE akordon 10 milionë euro për kërkimet shkencore ndaj koronavirusit

Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 10 milionë për kërkime shkencore për epideminë e fundit të koronavirusit.

“Ne po punojmë për të zbutur pasojat e mundshme të një shpërthimi të gjerë të koronavirusit në Bashkimin Europian”, deklaroi komisionerja evropiane për Kërkimet, Maria Gabriel.

Komisioni ka filluar një procedurë tenderimi urgjente për hyrjen e fondeve nga programi i tij i kërkimit dhe inovacionit.

Paratë pritet të mbështesin dy deri në katër projekte kërkimore, të cilat do të fillojnë punën sa më shpejt të jetë e mundur.