Zbulohet një yll misterioz në gjithësi, astronomët mendojnë se është anije gjigante aliene

Pas “Tabby Star” që në vitet e fundit ka bërë astronomët të debatojnë, u zbulua një tjetër yll misterioz që quhet VVV-WIT-07 i dobët dhe shumë i çuditshëm, pranë qendrës së Rrugës së Qumështit.

Sikurse kishte ndodhur me “Tabby Star”, edhe për këtë yll një prej hipotezave të ngritura flet për praninë e ndërtimeve gjigante aliene.

Ky zbulim është përshkruar në revistën “Monthly Notices” të “Royal Astronomical Society”, ylli ishte zbuluar në vitin 2012 falë teleskopit “Vista” i Obeservatorit Europian austral (ESO), por vetëm tani arsyet e anomalive të tij duket se kanë gjetur një shpjegim.

Drita e dobët e lëshuar nga ky yll i vjetër pëson ndryshime drastike, njësoj si ajo e vërejtur me zbulimin e “Tabby Star”, kur ndriçimi kishte rënë për 11 ditë dhe më pas u rrit papritur për 48 ditë.

Por një teori më e mundshme se sa hipoteza e anijeve gjigante aliene që vijnë në orbitë rreth yllit është ajo e grumbujve të mëdhenj të pluhurit që errësojnë përkohësisht yllin duke kaluar para tij.

Por një konfirmim më i saktë pritet të vijë në vitin 2019, pasi astronomët parashikojnë të zhvillojnë një seri të re