Zbulohet në Rusi skeleti i gjeneralit të Napoleon Bonapartës

Skeleti i gjetur në korrik në Rusi u vërtetua sot se i përkiste gjeneralit të ushtrisë së Napoleon Bonapartes

Gjatë gërmimeve në korrik, një grup arkeologësh zbuluan një skelet me një këmbë që dyshohej të ishte 200 vjeçare.

Eshtrat iu nënshtruan analizave paraprake por më pas u dërguan në Francë për një ekspertizë të plotë.

Një prej studiuesve shprehet për CNN se ai mori kockën e femurit dhe të nofullës për ta krahasuar me pasardhësit e tij.

Pas testit të AND-së, zbuluesit deklarojnë se skeleti i përket gjeneralit Charles-Ettiene Gudin.

Ai vdiq pas luftës në Moskë. Pas luftimeve ai u detyrua të priste këmbën pasi iu infektua, por në fund nuk arriti të mbijetonte.

Për eshtrat e ish ushtarakut francez shprehu interes dhe presidenti Putin i cili kërkoi që ato të ktheheshin në Moskë pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet.