Zbulohet Kisha 1500 vjeçare në Hot (VIDEO)

Rrënojat e një kishe që besohet të jetë rreth 1500 vjeçare janë zbuluar në Hot të Malësisë së Madhe nga banorë të zonës teksa punonin tokën.

Këto rrënoja mendohet se i përkasin një kishe të shekullit të VI. Ishin banorë të fshatit Hot të Malësisë së Madhe ata që hasën për herë këto gurë, teksa punonin tokën, por i dëmtuan pasi nuk ua dinin rëndësinë.

Por falë dokumenteve të vjetër që dispononte Kisha Katolike, u mësua se gurët i përkisnin objektit të kultit.

Sipas arkologut Gëzim Hoxha, edhe pse në këtë formë, fakti që rrënojat e kishës u identifikuan dhe, tashmë, një objekt i trashëgimisë kulturore është mund të promovohet është ngazëllyes.

Duke theksuar mungesën e fondeve për gërmimet në këto site, arkeologu nënvizon se kisha në fjalë është e rallë për zonën e veriut, ndërsa në jug, zbulimet e tilla janë më shumta.

Gëzim Hoxha tregon:

“Kishë palokristiane që dëshmon se territori ka pasur një krishtërim shumë të hershëm, që nga kohët apostolike”.

Arqipeshkëvi i Shkodër- Pult, imzot Angelo Massafra shpreson që vendi ynë të mund të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Evropian, që të mund të përfitohen më shumë fonde për nisma të tilla.