VIDEO/ Zgjidhet ekuacioni që i bëri lëmsh të gjithë në internet

Një ekuacion matematikor ka disa ditë që qarkullon në rrjet dhe të gjithë u ngatërruan me përgjigjen. Pyetja u publikua në Twitter nga një përdoruese e quajtur Em, e cila sfidoi njerëzit që të zgjidhnin një ekuacion të thjeshtë 8÷2(2+2)=?.

Postimi i saj u shpërnda mbi 3200 herë dhe mori 13 mijë pëlqime, përfshirë një numër të madh komentesh. Dilema e madhe ishte nëse përgjigja e saktë është 16 apo 1. Kësaj arriti t’i jepte zgjidhje matematicienia britanike Hannah Fry. Ajo filmoi një video ku zgjidhte ekuacionin dhe tregoi se përgjigja e saj është 16.