Vajza që luan futboll në një ekip me djemtë

Një vogëlushe turke ka kundërshtuar thënien se “vajzat nuk mund të luajnë futboll”, duke luajtur për akademinë e gjigantit francez Paris Saint-Germain (PSG) në Turqi.

9 vjeçarja Zeynep Karakavak, e cila ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e saj në futboll dhe në pasionin për lojën, në fushë garon kundër djemve.

Ajo filloi të luajë futboll përkundër asaj se shokët talleshin me të.

“Shokët talleshin me mua, duke thënë ‘vajzat nuk mund të luajnë futboll’, andaj unë fillova të luaj”, thotë Zeynep për Anadolu Agency.

“Iu bashkova akademisë së PSG-së pasi luajta futboll në shkollën fillore për tre vite. Më pëlqen teksa luaj më shumë. Ndjehem më ambicioze pasi jam vajza e vetme në mesin e shokëve të mi”, thotë ajo.

Zeynep është vajza e vetme në kategorinë e 9-vjeçarëve dhe luan futboll me 16 djem në akademinë e PSG-së.

“Ëndërra ime më e madhe është të shkoj në Paris të luajë në fusha të vërteta”, thotë Zeynep, pozita e preferuar e së cilës është mbrojtja.