Vajza 4-vjeçare mbytet në pishinë, nëna britanike ishte duke e përdorur telefonin

Një vajzë 4-vjeçare është mbytur në një pishinë pasi iu afrua një rrethoje të sigurisë. Nëna e vajzës së quajtur Mya Piper, Lisa, ishte e zënë duke folur në telefon në kohën kur e bija e saj po ecte me vëllanë rreth zonës ku pishina ishte më e thellë.

Andreas Tofinis, pronar i hotelit “Evalena” në Qipro, ku ndodhi tragjedia, u dërgua në gjykatë dhe u dënua me kusht për shkelje të rregullave të sigurisë dhe hoteli i tij u dënua me një gjobë të konsiderueshme.

Sipas hetimeve preliminare, në pishinë nuk ka pasur shpëtimtarë të trajnuar në kohën kur ndodhi ky incident.

Lisa ndodhej në pushime së bashku me babanë, motrën dhe fëmijët në ditën e parë të pushimeve kur e mori një thirrje në telefon.

Kur ajo e përfundoi bisedën në telefon, vërejti se fëmijët nuk ishin afër saj dhe filloi t’i kërkonte ata.

Më pas, ajo e dëgjoi një burrë duke bërë me shenjë drejt pishinës dhe duke bërtitur: “Një fëmijë po mbytet në pishinë.”

Pavarësisht përpjekjeve të personave të pranishëm për ta shpëtuar vajzën e vogël, ajo u shpall e vdekur disa minuta më vonë në spital, shkruan “Daily Mail”.