Tri pyetjet e Bill Gates

Pikëpamja ndaj suksesit të cilin e kemi arritur në jetë mund të ndryshojë gjatë plakjes

Bill Gates (63), themelues i Microsoft-it, thotë që sot shumë gjëra i shikon më ndryshe sesa kur ka qenë në moshën njëzetvjeçare.

-Atëherë në fund të shqyrtimit vjetor kam pyetur vetëm a po i realizon Microsoft-i ëndrrat e shfrytëzuesve, ka shkruar Gates në blogun e tij dhe ka shtuar që 40 vjet më vonë i vijnë në mendje shumë pyetje.

Pyetja e parë është “A i kam përkushtuar mjaft kohë familjes sime?”

Paraja mund t’ju blejë shumë gjëra, mirëpo nuk mund t’ju blejë as edhe një minutë shtesë në ditë.

Madje edhe në ditët kur ka më së shumti punë, Gatese kalon kohën me familjen e vet. Me bashkëshorten e vet Melinda ka ritualin e shikimit të serisë, madje edhe kur janë në qytete të ndryshme, të dy shikojnë të njëjtin episod dhe më vonë bisedojnë lidhur me të.

Pyetja tjetër të cilën Billia shtron vetes është “A kam mësuar mjaft gjëra të reja?”

Gates gjithmonë ka pasur apetit të madh për të mësuar. Në intervistën për New York Times, Bill në një rast ka zbuluar që lexon 50 libra në vit.

Krahas kësaj dëshiron të vizitojë vende të reja, të njohë shkencëtarë dhe të shikojë program shkencor nëpërmjet internetit.

Pyetja e tretë të cilën Gates ia bën vetes sot, kur nuk është njëzetvjeçar, është “A ia kam arritur të zhvilloj ndonjë miqësi të re dhe të forcoj të vjetrën?

– Për mua më me rëndësi është t’u jem mik i tillë të tjerëve çfarë do t’i dëshiroja vetvetes, thotë Gates.

Bill ka shtuar që lidhjet tona miqësore, madje edhe sa jemi të lumtur në ato lidhje kanë ndikim të fuqishëm në shëndetin tonë.