Tregim rrënqethës: Dikur punëtor tregu ne Kosovë sot milioner ne Londër

Histori që të bënë me qajt dhe me u mburr që jie shqiptar !

Rrëfim rrënqethës: Naim Llapi që dikur punonte me karrocë në Podujevë, ndersa tani është sipërmarrës i suksesshëm në Londër me dhjetëra puntorë(Video)
në: December 21, 2017
Rrëfim rrënqethës: Naim Llapi që dikur punonte me karrocë në Podujevë, ndersa tani është sipërmarrës i suksesshëm në Londër me dhjetëra puntorë(Video)

Naim Llapi, është një biznesmen Kosovar që ka një sipërmarje gjigante konstruksioni në Londër. The Albanian, media shqiptare në Britani, i ka kushtuar një special të vecantë njeriut që ka bërë emër dhe ka fituar reputacion mes bizneseve në Britani. Pse jo, dhe krenari për mënyrën sesi kanë ecur shqiptarët.

Naim Llapi, që ka filluar të punojë që fëmijë në moshën 9 vjeçare, emocionin më të vecantë e ka ndjerë kur në vitin 1998 shkoi si ushtar i UCK dhe luftoi për çlirimin e vendit të tij. Nëpërmjet rrëfimit, tregon se lufta ka pasur të papriturat e veta, emocionet, dhimbjet dhe zhgënjimet.

Por fitorja, clirimi i Kosovës, është nga ato momente që nuk do harrohet asnjëherë. E mandej, kthimi në Londër, nga një punëtor lavazhi, Naim Llapi krijon kompaninë e tij në biznesin e ndërtimit. Sot fiton tendera publikë, dhe shquan si meritë edhe korrektesën me klientët. Jo pa bujë pranon se 10 përqind e personelit të drejtuar prej tij, janë shqiptarë. Dhe ja si e rrëfen ai vetë historinë për The Albanian.

Cfarë mbani mend nga fëmijëria? Jemi rritur në një familje ku kemi qenë 5 fëmijë.
Në moshën 44 vjecare babai ndërroi jetë, kur unë isha 9 vjec. Dhe në këtë moshë fillova të punoj vetë. Fillova me karrocë në Pazar në Podujevë deri në moshën 16 vjecare. Pastaj ika nga Kosova në Gjermani ku punova disa kohë. Pikësynimi im ishte Anglia dhe erdha këtu në 1997. Unë u rrita pak si para kohe. Ishte obligim me dal me punu. Një gjë e mbaj mend. Ishte java e fundit e blerjes së turshive në Pazar. Në atë kohë monedha ishte Markë.

Unë punova tërë ditën me karrocë, binte borë e shi bashkë. Ikën të gjithë nga tregu. Vetëm një kamion kishte mbetur. Unë I lodhur I vogël. Ai më pa të lagur dhe më tha: sa ke fituar sot, dhe unë I thashë, 27 – 28 marka. Ai më pa ashtu, më mori 17 marka dhe mi dha të gjitha specat. Eshtë një gjë që nuk mund ta harroj asnjëherë. U gëzova jashtëzakonisht shumë.

I kam qit ato speca në karrocë dhe nuk kam ecur nga qyteti në shtëpi, por kam vrapuar.
Ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme. Kam punuar për 5 apo 6 vite. Vetëm piksynim kisha të ikja jashtë kosove. Shkova në Gjermani me mendjen për të shkuar në Londër. Kur erdha në Londër këtu u vendosa në një vend që nuk e njihja. Kisha probleme me gjuhën dhe udhëtimin. Mësova një vend dhe dola me u shit për punëtor krahu. Aty fillova punova disa ditë, dhe pas disa ditësh fillova të laj makina.

Si u përfshive në luftën e Kosovës?

Trajnimi në Shqipëri. Filloi lufta në Kosovë mobilizimi në ushtri. Vendosa puna më e mirë më e moralshme ndaj atdheut vendosa të shkoj në luftë. U organizova bleva rroba dhe u ktheva. Shkova në Durrës. Prej durrësi në Laprakë. Aty na morën me furgona dhe u nisëm për Tropojë.

Unë kisha një valixhe me rrobat e ushtrisë me vete. Nuk më pritej, kisha rrobat e UCK dhe u vesha në furgon. Kemi mbërritur në mes të natës. Në një vend të quajtur Rragam.
Të nesërmen në mëngjes erdhën komandantët dhe na dhanë emblemat. Mora tre emblema, një e vura në krah, një në ball dhe një në zemër. Sinqerisht ka qenë një moment I papërshkruar. I puthja emblemat.

Dhe disa ditë aty kemi bërë stërvitje. Kemi marrë armë. Kemi bërë vrapime dhe jemi përgatitur fizikisht dhe psiqikisht për luftë. Pas disa ditësh kanë ardhur komandantët. Ka ardhur Agim Ramadani dhe hipi në një gur dhe na kërkoi ushtarëve të dilnim përballë.
Nisi me tregu se ka ardhur koha të thyejmë kufirin. Ka treguar se cpo bënin atje serbët duke vrarë. Morëm armatimin e duhur dhe hypëm në dy kamiona ushtarakë.

Dhe ikëm në Papaj. Dhe aty një kënaqësi shumë e vecantë kur kaluam atë trekëndëshin që rrinte mes dy shteteve. Faktikisht një shteti duhet me thënë. Për dy ditë morëm një repart ushtarak. Ishte një emocion shumë i madh kur u vendosëm në një repart ku dy ditë para se të shkonim ne kishin qëndruar serbet. Na mungonte një gjë: flamuri që ta vendosnim në atë repart.

Hoqëm flamurin serb dhe s’kishim flamur shqiptar. Atëherë na sollën një flamur nga reparti ushtarak në Shqipëri dhe e vendosëm te reparti ynë. Zhgënjimet e luftës Momentet më të vështira në luftë I pata kur mu vra shoku me të cilin udhëtova deri aty.

U takuam bashkë në Belgjikë dhe ai erdhi me mua deri në Shqipëri. Sepse shoku i luftës është shoku më i mirë. Afrim Gashi, m’u vra. Kam takuar dhe djalin e tezes sime me të cilin luftoja. Dhe moment i vështirë ishte kur u ktheva në repart dhe kërkova Sulejman Shalën, djalin e tezes sime. Aty të gjithë ulën kokën.

Unë kuptova dicka, por nuk e besova. Mendova se mos ishte I plagosur. Port ë nesërmen e mora vesh se kishte rënë dëshmor. Dhe kjo ka qenë një ndjenjë shumë e vështirë. E përjetova shumë keq. Ka pasur momente dhe të mira. Kur UCK triumfonte.
Dhe dëgjonim lajme të mira mes komandantëve dhe shoqërisë. Lufta u krye, u bë clirimi i Kosovës. Unë atëherë përfundova misionin tim dhe u ktheva në Londër. Rikthimi në Londër dhe krijimi i biznesit Aty kisha mësuar.

Fillova prapë punë në lavazh. Dhe pas disa kohësh në ndërtim. Dhe aty fillova të mësoj disa zanate. Vendosa që me paret që kisha grumbulluar të hap një biznes, Albacos. Punova disa vite mirë. Hapa dhe një kompani tjetër incur-constraction. Kam me dhjetëra punëtorë. Ka shumë anglezë në shumë fusha, por 10 përqind janë shqiptarë. Unë si i huaj me një kompani që s’kam shumë vite, konkurroj me vendasit nëpër tendera dhe kam kënaqësi kur i fitoj. Kam qenë korrekt I sinqertë me të gjithë klientët, ndaj jam këtu sot.

Ndjenja më e madhe ishte kur lindi djali I parë, Ideali. Sot kam pesë fëmijë. Ata flasin shumë mirë shqip dhe kam krenarinë më të madhe që ata duan vendin tim e vendin e tyre. Nuk duhet të harrojmë traditat tona se kemi tradita shumë të mira.