Stafi i kompanisë ‘Apple’ zbulon disa gabime që përdoruesit e iPhone i bëjnë

Sa herë që blini një telefon të ri, ne jemi të mahnitur se sa ideal na duket dhe në fakt është telefoni juaj i ri.

Në këtë artikull do t’i gjeni disa këshilla që i kanë dhënë stafi i Apple të cilat mund të ju ndihmojnë që të keni një telefon me jetë më të gjatë.

Përdorni mbushës origjinal

Ta mbushni telefonin me mbushës fals është një gjë e thjeshtë, por që qon në rezultate të këqija. Duhet të jeni tejet të kujdesshëm. Edhe kur jeni tek një shokë apo shoqe, pyetni gjithmonë nëse kanë mbushës origjinal. Përndryshe mund të përfundoni me një telefon që nuk do të jeni në gjendje ta kontrolloni, raporton “Bright Side”.

Mos i mbyllni të gjitha aplikacionet

Të gjithë përdoruesit e produkteve të Apple, mundohen të i mbyllin të gjitha aplikacionet që mendohet se e shpenzojnë energjinë. Në fakt, është një gjë gabim që bëhet sepse kur jeni duke përdorur shumë aplikacionet ato janë në pushim dhe nuk kanë nevojë për energji. Kur i hapni përsëri, ato marrin më shumë energji sesa që duhet.

 Fikni telefonin kur është shumë nxehtë, dhe mos e nxirrni nga xhepi kur bënë shumë ftohtë

Ju duhet të mësoheni me idenë se iPhone nuk është më i fortë se ju: Ta përdorni telefonin në të gjitha temperaturat është një pasojë e keqe.

Mos e mbushni telefonin për gjatë tërë natës

Shumë profesionistë thonë se nëse e lini telefonin gjatë tërë natës në mbushje, bateria do të bie shumë më shpejt. Ne e dimë se është e pamundur ta mbushni gjatë ditës. Sido që të jetë, nëse e largoni nga mbushësi pak para se të bëhet 100%, bateria do të jetë shumë më e gjatë. Përveç kësaj, shumë ekspert pretendojnë se telefoni punon më së miri në nivelin e baterisë 20 dhe 80%.

Mos e lini ‘bluetooth’ dhe ‘wifi’ ndezur gjatë tërë kohës

Kur këto të dyja janë on përnjëherë dhe jo në përdorim, energjia e baterisë shpenzohet Prandaj, për ta ruajtur baterinë dhe për ta zgjatur jetën e telefonit tuaj, ndaloni këto dyja kur nuk jeni duke i përdorur.

Mos përdorni lokacionin gjatë tërë kohës

Njëra prej gjërave që më së shumti ndikon në baterinë e produkteve iOS është lokacioni. Prandaj, nëse doni një telefon me bateri më të gjatë ndalojeni atë. Përveç kësaj, nëse e lini lokacionin njerëzit nuk do ju kenë të lehtë të dinë ku jeni.