Spitali mbajti gjallë për gati një vit pacientin, arsyeja për statistika!

Një spital është akuzuar për mbajtjen gjallë të një pacienti në një gjendje vegjetative për gati një viti në mënyrë që të rritë nivelet e mbijetesës.

Spitali i New Jersey, në Shtetet e Bashkuara, po kërkonte të mirëmbante statistikat e shkallës së mbijetesës për programin e tyre të transplantit të zemrës, pretendon një raport hetimor nga “ProPublica”, shkruan The Sun.

“Nuk jam i sigurt se kjo është etike, morale ose e drejtë”, por është “për të mirën globale të marrësve të ardhshëm të transplantit”, citohet të ketë thënë drejtori i spitalit.
Darrel Young kishte operacion të transplantit të zemrës në 21 Shtator 2018, në qendrën mjekësore, por kurrë nuk u zgjua.

Nëse ai do të kishte vdekur, niveli i mbijetesës së programit të transplantit të zemrës të spitalit do të kishte rënë në 84.2%, dhe kjo do të çonte gjoja në një hetim nga qeveria federale.

Një gjendje vegjetative është e ndryshme nga të qenit në gjendje kome ose të vdekur nga truri pasi njerëzit kanë një vetëdije të zvogëluar.

Ata herë pas here mund të lëvizin, të hapin sytë ose të kenë lëvizje të pavullnetshme të muskujve. Njerëzit në gjendje kome nuk hapin sytë ose nuk bëjnë zhurmë, ndërsa ata që kanë vdekur në tru janë krejtësisht të pavetëdijshëm dhe të pandërgjegjshëm.

ProPublica tha që  Young do të hapte sytë herë pas here, por raportet e tij mjekësore treguan se ai “nuk ndiqte komanda”.