Si ta menaxhoni zemërimin e të qetësoheni shpejt?

Çfarë jua nxeh gjakun më së shumti? Ndoshta problemet në komunikacion, komentet negative nga shefi apo anulimi i planeve nga shokët.

Çdo njeri ka diçka që e zemëron. Megjithatë, gjithçka ka të bëjë me atë se si ju reagoni ndaj një situate negative.

Derdhja e kafes në prehër mund t’jua shkatërrojë tërë ditën… por vetëm nëse e lejoni ju këtë!

Mund të jetë e vështirë t’i kontrolloni emocionet, por është e rëndësishme të zbuloni se si ta menaxhoni zemërimin dhe të qëndroni të qetë, të relaksuar dhe t’i kurseni vetes kohë e energji.

1: Përmirësoni aftësitë e dëgjimit

Dëgjimi aktiv mund t’ju ndihmojë ta përmirësoni komunikimin me tjerët.

Gjetja e kohës për ta dëgjuar dikë dhe të shfaqni interes për ta dëgjuar mund t’ju ndihmojë të ndërtoni marrëdhënie më të mira.

Kjo ka potencial t’i zvogëlojë mendimet dhe emocionet armiqësore që mund të ndërtohen gjatë një konflikti.

Dëgjimi aktiv ju mundëson ta kuptoni se kanë rëndësi edhe emocionet e mendimet e tjerëve

2: Praktikoni relaksimin

Relaksimi ndonjëherë duket si gjëja më e vështirë. Por, besojeni ose jo, relaksimi ju ndihmon.

Kur ndiheni të zemëruar, fokusohuni të merrni frymë thellë nga diafragma.

Frymëmarrjet e shkurta nga gjoksi nuk do t’ju ndihmojnë.

Prandaj, pauzoni disa momente për të marrë frymë thellë dhe përqendrohuni në diçka pozitive për t’u qetësuar, për ta larguar ankthin dhe për t’i zvogëluar ndjenjat e zemërimit.

Rikujtojani vetes se reagimi juaj ndaj situatës së krijuar është ajo çfarë ka rëndësi.

3: Gjeni diçka ku e shfryni mllefin dhe zemërimin

Nëse vazhdimisht fokusoheni në gjënë që po ju zemëron, padyshim se situata do të keqësohet.

Në vend të kësaj, detyrojeni mendjen të dilni nga hapësira negative.

Gjejeni një vend ku mund ta shfryni zemërimin apo frustrimin.

P.sh. dilni të vraponi, praktikoni joga, lexoni libër apo shëtituni jashtë.

4: Falni dhe harroni

Falja e gabimeve është gjë shumë e fuqishme.

Pavarësisht se a e meriton faljen apo jo personi që ju ka lënduar, mendoni se si ndikon falja tek ju, transmeton telegraf. Vendimi për ta falur dikë nënkupton ta merrni vendimin për të hequr dorë nga dhimbja.