Shpëtoi të moshuarin, qeni në Suedi shpallet hero

Një qen i policëve është shpallur hero pasi ka gjetur një burrë të moshuar në qendër të Suedisë. Ai ishte shpallur i zhdukur.

Policët e kërkuan atë për pesë orë të tëra, para se qeni të fillonte aksionin e kërkimit, raportojnë mediat suedeze.

“Unë e dërgova atë në kërkim, ai shkoi drejt malit dhe menjëherë gjeti diçka. Unë shkova atje dhe e gjeta burrin të shtrirë në tokë, i aftë për të folur, mirëpo i ngrirë dhe i lënduar”, shpjegon polici Anders Sjoberg .

Burri u dërgua në spital për shërim, teksa veprimi i qenit u lavdërua edhe përmes rrjeteve sociale.