Shoferi bën gabim llogaritjet, aeroplani “ngjitet” për një urë në Indi – pamje nga vendi i ngjarjes

Një rimorkio që transportonte një aeroplan të vjetër mallrash të India Post u “ngjit” për një urë në Durgapur.

Sipas mediave të huaja, arsye thuhet të ketë qenë smogu në orët e hershme të ditës së sotme.

Siç thuhet tutje, më 22 dhjetor, aeroplani Boeing 737, i cili është përdorur nga India Posts si një aeroplan ngarkesash është ngarkuar në një rimorkio nga Aeroporti Netaji Subhas Chandra Bose në aeroportin e Dumdum dhe ishte dërguar në Jaipur në Rajasthan përmes transportit rrugor.

Por derisa po bartej, automjeti i ngarkuar me aeroplanin “u ngjit” nën urë, për rreth tetë orë, kur edhe është “çliruar”.

Autoritetet i kërkuan Stacionit të Policisë Durgapur që të ndalonte automjetin.

Kjo pasi që, sipas tyre, kërkohet leje paraprake dhe duhet të bëhet vrojtimi i rrugës përpara lëvizjes së automjeteve të tilla të rënda në Autostradën Kombëtare.