Sakrificat që bëjnë prindërit për ne por që nuk u kushtojmë vëmendje

Kur jemi të ri, ne i marrim prindërit për të mirëqenë, dhe nuk i vlerësojmë mjaftueshëm dhe aq sa e meritojnë.

Por, duke u rritur, ne kuptojmë se prindërit tonë janë mbështetësit në jetën tonë. Ata në mënyrë të lumtur heqin dorë nga shumë gjëra për të na rritur në mënyrën më të mirë të duhur.

Për t’iu bërë ky person që jeni sot, prindërit e juaj kanë sakrifikuar shumë, dhe në këtë artikull i gjeni disa prej tyre, raporton “Bright Side”.

Ata u siguruan që ju të i keni të gjitha të mira, edhe nëse ata ishin në gjendjen më të keqe

Për prindërit, fëmijët e tyre janë gjithçka dhe do të bënin çdo gjë për të i parë ata të buzëqeshur. Në vend që t’i blejnë vetës gjëra të reja, prindërit i vendosin fëmijët të parët dhe sigurohen që janë të lumtur.

Ata heqin dorë nga hobi i tyre

Të qenit prindër është sikur një punë në vete, kështu që kur një foshnje lind, të i mbajmë hobit është e pamundur. Të kujdesemi për fëmijët, shpenzimi i kohës me ta, të i mësojmë- lista nuk përfundon kurrë, dhe kjo është arsyeja se pse prindërit heqin dorë nga hobitë e tyre.

Ata shpenzojnë më shumë kohë me ju dhe heqin dorë për një kohë  nga jeta sociale

Është esenciale për prindërit që të shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët në mënyrë që të ndërtojnë një lidhje të gjatë e të bukur. Por, për ta bërë këtë ata duhet të vendosin jetën e tyre sociale në pritje.

Ata kanë ndarë pjesën e fundit të ushqimit me ju, kur ju keni qenë të uritur

Kjo është diçka personale dhe diçka që prindërit nuk ua tregojnë asnjëherë e sidomos nëna juaj. Zakonisht, kur fëmijët kërkojnë ushqim, prindërit përfundojnë duke e ndarë pjesën e tyre.

Ata kursejnë për të ardhmen tuaj, në vend që t’i shpenzojnë për veten

Legally Blonde
Reese Witherspoon

Kur rritemi dhe fillojmë të punojmë vet, e kuptojmë se sa vështirë është të bëjmë para. Prindërit tonë kanë punuar shumë për të gjithë familjen dhe nuk kanë shpenzuar në mënyrë të pa planifikuar.

Ata ua japin të gjithë zemrën

Kur rritemi, bëhet e qartë se askush nuk do ju dojë ashtu si prindërit. Ata na mësojnë kuptimin e vërtet të dashurisë.