Rusia pezullohet për 4 vjet nga të gjitha sportet e mëdha botërore

Rusia është pezulluar për katër vjet nga të gjitha ngjarjet e mëdha sportive nga Agjencia Botërore Anti-Doping, përfshirë nga Kupa e Botës 2022.

Kjo nënkupton se flamuri dhe himni rus nuk do të lejohen në ngjarjet e mëdha si Lojërat Olimpike Verore “Tokyo 2020” dhe Kupa e Botës në futboll “Katar 2022”

Megjithatë, atletët rusë të cilët mund të dëshmojnë se nuk janë të përfshirë në skandalin e dopingut, do të lejohen të garojnë nën një flamur neutral.

Komiteti Ekzekutiv i WADA-s e mori vendimin për ta pezulluar Rusinë të hënën, pasi zbuloi se Moska kishte manipuluar me të dhënat laboratorike të testeve të dopingut.

 Vendimi i komitetit për ta pezulluar Rusië ka qenë unanim në takimin e së hënës në Zvicër, sipas një zyrtari të WADA-s.

Agjencia Anti-Doping zbuloi se Rusia kishte montua dëshmi të rreme dhe i kishte fshirë dosjet me testet pozitive të dopingut, të cilat kanë mundur të ndihmonin në identifikimin e atletëve mashtrues që kanë përdorur doping.

Rusia, e cila është përpjekur për ta shfaqur veten si fuqi globale në sporte, është përsfhirë në skandale të dopingut që nga viti 2015. Në katër vjetët e fundit, Agjencia Ant-Doping ka gjetur prova se atletët rusë kanë përdorur dopingun në masë të madhe.

Në përgjithësi, 168 atletë rusë garuan nën një flamur neutral në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, pasi Rusia ishte pezulluar në Lojërat e 2014-es në Sochi.

Rusia është pezulluar nga garimi si komb në lojëra që prej vitit 2015.