Rrëzohet statuja e idhullit të shenjtë pas një përplasje të kamionit në të

Një njeri u arrestua pasi përplasi kamionin e tij në një nga figurat ikonike “kokë”.

 

Shoferi, për të cilin besohet se jeton në ishullin Polinezian, shkaktoi dëme “të pallogaritshme” në një prej gurëve të shenjtë. Ai u arrestua pas incidentit të dielën dhe është akuzuar për dëmtimin e një monumenti kombëtar.

Lorena Vilagran, prokurore e komunës Rapa Nui në Valparaiso, tha që automjeti i këtij njeriu nuk kishte frena dore, kështu që ai kishte vendosur gurë para rrotave për të provuar dhe për ta mbajtur atë të mos rrokulliset.

Kur i dyshuari largoi ata, makina u tërhoq përpara dhe ai nuk ishte në gjendje ta ndalonte atë dhe u hidh në drejtim të monumentit të Moai.

Zonja Vilagran tha: “Nuk është një krim i thjeshtë, ai ka pasoja historike dhe sociale”. Camilo Rapu, Presidenti i komunitetit Mau Henua, organizata përgjegjëse për kujdesin dhe ruajtjen e Moai dhe vendeve arkeologjike të ishullit, u tha mediave lokale se “dëmi është i pallogaritshëm”.

Ai shtoi: “Siç dihet, Moais janë struktura të shenjta me vlera fetare për njerëzit Rapa Nui dhe një veprim si ky nuk është vetëm i neveritshëm, por gjithashtu është një ofendim kundër një kulture të gjallë që në vitet e fundit ka luftuar për tu rikuperuar e gjithë trashëgimia e tij historike dhe arkeologjike”.

Domethënia që qëndron pas gurëve është e panjohur, por teoria më e zakonshme është se ato ishin gdhendur nga qytetarë polinezian në ishull si përfaqësime të paraardhësve të tyre të vdekur, në mënyrë që të mund të projektonin “manën” e tyre mbi pasardhësit e tyre.