Qeni me buzëqeshjen dhe sytë e një njeriu

Një qen i adhurueshëm me një fytyrë tepër njerëzore është bërë viral, duke lënë fansat e mahnitur të pyesin nëse pronarët e tij kanë përdorur teknologji ‘face-swap’ për të duke qenë se ka një fytyrë të rrallë.

Nori, është në pronësi të Kevin Hurless, 33 vjeç dhe Tiffany Ngo, 34 vjeç, nga Seattle dhe është një nga racat e një lloji me tipare tepër njerëzore.

Me sy të mëdhenj, në formë bajame, të cilat kanë ngjyrë bojëqiell e madje janë depërtues plus edhe ka një buzëqeshje shumë njerëzore, dhe shumë njerëz nuk mund t’i rezistojnë një shikimi të dytë apo një buzëqeshje të dytë nga ana e tij.

Kevin dhe Tiffany janë mësuar me vëmendjen që sjell qenushja e tyre e pazakontë, dhe thonë se ata ende duan të shohin reagimet që ai shkakton.

Pasi pronarët e Nori publikuan një fotografi të tij në Twitter ai shpejt u bë një yll i shquar, me tweet-in që përmblodhi mbi 9,000 pëlqime.