Punëtori padit punëdhënësin pasi ka gjetur kamera në tualetet e kompanisë

Jason Savage, një klient dhe bashkëpunëtor i një kompanisë së burimeve njerëzore është duke e paditur kompaninë e tij.

Një punëtor stafi në një kompani të burimeve njerëzore është duke e paditur punëdhënësin e tij, pas që pretendon se ai ka zbuluar kamera të fshehta në tualet.

 Jason Savage, ka bërë të ditur se përderisa ishte në tualetin e meshkujve ai e ka parë një paisje që incizon e kapur në guacë tualetit, raporton “Daily Mail”.

Ai ishte i shokuar dhe shumë i shqetësuar se partneri i tij i punës ka qenë në mënyrë sekrete duke ia filmuar gjenitalet e tij dhe të shumë personave të tjerë të cilët e kanë përdorur tualetin dhe ai është shqetësuar se pamjet janë publikuar edhe online.