Punëtori i ndërtimit i cili çmendi vajzat në rrjetet sociale, tani ka filluar një karrierë tjetër

Punëtori holandez i ndërtimit ka nënshkruar kontratë modelimi, pasi fotografia e tij e postuar në “Twitter” ka bërë bujë të madhe.

Ai u bë senzacion në rrjetet sociale dhe kjo krejt rastësisht kur një i huaj iu afrua dhe e pyeti për një fotografi, e cila u bë trend në rrjetet sociale.

Danika Magdalena ishte në pushime në Amsterdam dhe e kishte parë Nickyn duke punuar në rrugë.

E pastaj duke menduar se ai mund të ishte model, Danika dhe miqtë e saj e pyetën 26 vjeçarin për këtë ide dhe pavarësisht se nuk kishte fare përvojë, pranoi.

“Kan ardhur tek unë, për të më pyetur nëse do të isha model, përndryshe nuk do të isha këtu”, tha Libert.

Pas postimit të fotografisë në Twitter, Libert mori zemrat e mijëra përdoruesve dhe ka nënshkruar kontratë me Elite Model e tani ka rreth 35,000 ndjekës nga 500 sa kishte pak ditë më parë.