Pronarja shpenzoi 5 mijë euro vetëm për funeralin, për t’i dhënë lamtumirën e fundit qenit të saj

Një qeni i është dhënë një lamtumirë e fundit jo e zakonshme pasi pronarja e tij tha se e meritonte respektin e njëjtë si çdo anëtar i familjes.

Sipas mediave të huaja, qeni 11 vjeç, u nda na pronarja e tij në ditën e Krishtlindjes, pasi vuajti një arrest kardiak në tryezën e operacionit.

Dhe i prekur nga humbja e qenit, pronarja Sasha Smajic, 37 vjeç, tha se nuk hëngri për një javë pas humbjes së tij.

Kështu, në total ajo thuhet të ketë shpenzuar rreth 5 mijë euro, vetëm në funeralin e tij.

Sasha tha: “Nuk mendoj se do të festoj edhe një tjetër Krishtlindje. Unë nuk mendoj se do të kisha ndonjëherë forcën për ta bërë këtë – një pjesë e mia ka shkuar”.

“Nuk mendoj se ne duhet të bëjmë dallim [midis kafshëve dhe njerëzve]. Nëse vendosni të keni një kafshë atëherë ju keni vendosur të keni një fëmijë në familjen tuaj dhe ata duhet të kenë të njëjtin respekt si njerëzit”.