Prej 1914 në këtë familje vinin në jetë vetëm djem, lind vajza e parë pas 104 vitesh

Ndonëse ekzistojnë metoda të shumta, të cilat duhen ndjekur para konceptimit të një shtatzënie, për të ndikuar në seksin e fetusit, duhet të dini se kjo gjë varet vetëm nga një faktor !

Cili kromozon fekondon vezën ! Nëse femra është XX , pra “nuk luan asnjë rol” në gjininë e bebit është babai ai që vendos nëse seksi do të jetë mashkull apo femër (x për femër, y për mashkull) !
Prej vitit 1914 në familjen Underdahlm vinin në jetë vetëm meshkuj dhe prej 101 vitesh nuk lindte asnjë femër !

Pra meshkujt e asaj familjeje “vendosnin” që do të ishte një familje burrash! Të lindësh një vazjë nuk përbën lajm, por ky rast u cilësua si i veçantë dhe shkencëtarë të shumtë shfaqën interes për ta parë çështjen nga afër.

Megjithatë ky nuk është një rast i izoluar sepse ka me mijëra familje në të cilat lindin ose vetëm djem ose vetëm vajza. Në fakt, për ekspertët gjenetika nuk influencon aspak në gjininë e fëmijës, pra mund të thuhet se kjo është e diktuar nga fati.