Policia në ndjekje të një personi që vodhi lojërat e seksit me vlerë 1.28 milionë dollarë

Vjedhje jo e zakonshme por mirë e menduar.

Një vozitës i kamionit nuk arriti të i dërgoj porosinë në vend, pasi që hajdutët kanë vjedhur lojërat e seksit me vlerë 1.28 milionë dollarë.

Përderisa hajdutët ishin të kënaqur me vjedhjen e tyre, me shumë gjasa nuk do ju zgjat shumë sepse policia janë në ndjekje të tyre, raporton “Unilad”.

Vjedhja ndodhi në një fshat dhe policia është duke i bërë hetimet atje me të gjithë personat që kanë kaluar apo që kanë pasur shtëpi përreth vendit ku ka ndodhur vjedhja.

Incidenti ka ndodhur me 18 shtator të këtij viti por policia e ka bërë publike tashmë, vjedhja ka ndodhur rreth orës 1 dhe 6 të mëngjesit, ku dyert e kamionit ishin thyer dhe janë vjedhur rreth 1 milionë vlerë me lojëra të seksit.