“Pika e madhe” e Jupiterit ndryshon ngjyrën (Foto)

Një nga stuhitë më spektakulare në sistemin tonë diellor është duke ndryshuar ngjyrën.

E madhe sa për të “përbirë” tri Toka, “Pika e Kuqe” e Jupiterit është duke u rrotulluar me një shpejtësi prej 230 km në orë, është duke ngritur retë e saj përpjetë, sipas një studimi të ri të NASA-s.

Kimikatet që i japin ngjyrën e kuqe stuhisë në formë ovale po ngrihen në lartësi më të larta, gjë që mund të shpjegohet pse ‘pika’ është gradualisht duke marrë një ngjyrë portokalli intensive, thanë hulumtuesit.

Shkencëtarët besojnë se stuhia do të zhduket brenda dy dekadash për shkak të dobësimit të intensitetit të saj.

Ata sugjerojnë se ndryshimet janë rezultat i erërave të zhvendosura të stuhisë, të cilat arrijnë shpejtësinë prej 425 milje në orë (680 kph), ndërsa shtyjnë retë e kuqe të Jupiterit në drejtim të kundërt të hemisferës jugore të planetit.

“Pika e madhe e kuqe” në Jupiter është zbuluar në vitin 1831, ndërsa studimet tregojnë se stuhia ka nisur të zvogëlohet nga viti 1878.

Studiuesit nuk janë të sigurt rreth arsyes së kësaj, por është e mundshme që kimikalet që i japin ngjyrën e kuqe janë ngjitur më lartë në atmosferë.

“Trendet aktuale në Pikën e madhe të kuqe do të jenë shumë interesante në dhjet vjetët e ardhshëm nga një pikë dinamike e shikimit. Ne mund të shohim ndryshime të shpejta në shfaqjen fizike të stuhisë dhe sjelljen e saj, dhe pika e kuqe do të mund të përfundojë pas së gjithave”, tha shkencëtari nga qendra Goddard e NASA-s, Rick Cosentino.