Pesë shtetet më të fuqishme që nuk mund të pushtohen kurrë

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, India dhe Afganistani, janë listuar nga një portal amerikan i specializuar në çështjet ushtarake si vende që janë të pamundura për të pushtuar.

CdM, për çdo vend rendit dhe arsyet pse.

Shtetet e Bashkuara – e pamundur të pushtohen jo vetëm për shkak të ushtrisë së fortë, por edhe për shkak të lejes së qytetarëve për të pasur armët e tyre.

Rusia – klima me ekstremitete, sidomos i ftohti, territori i madh dhe militarizuar, si dhe specifikat e ndërgjegjes kombëtare.

Kina – është e pamundur ta pushtosh një vend me 1.3 miliardë njerëz. Një faktor shtesë është madhësia e territorit, mbipopullimi dhe zhvillimi i ekonomisë që kopjon arritjet teknologjike nga vendet e tjera, të cilat aplikohen dhe te forcat e armatosura.

India – portali liston specifikat klimatike dhe gjeografike, si dhe avantazhet ushtarako-detare, e cila parashikon akumulimin e nëndetëseve në zonën bregdetare.

Afganistani – thuhet që është pushtuar, dje nga rusët e sot nga amerikanët me aleatë. Por nuk ka qenë e nuk është kështu. Terreni i vështirë dhe popullsia shumetnike, e bëjnë të pamundur një pushtim me nënshtrim.