Pas 720 mijë tentimesh, fotografi arrin të bëjë shkrepjen perfekte (Video)

Gjashtë vite, 4,200 orë dhe 720 mijë tentime, më në fund fotografi i botës së egër arriti të bëjë shkrepjen perfekte, transmeton lajmi.net

Pas gjashtë viteve tentim për të kapur foton perfekte të një bilbil uji duke u zhytur në ujë pa spërkatje, Alan McFadyen bëri shkrepjen perfekte.

“Foto që isha duke kërkuar të bëja ishte e drejtë, pa spërkatje”, dhe ai arriti këtë qëllim.

Ai thotë se ka investuar 4,200 orë dhe 720,000 foto që më në fund të bëjë shkrepjen që kishte kërkuar.

McFayden ka qenëfotograf i botës së egër që nga viti 2009.

“Unë bëja 600 foto në një sesion dhe asnjëra prej tyre nuk ishte e mirë. Por tani që shikoj prapa, tek mijëra e mijëra foto që kam bërë për të arritur këtë imazh të vetëm, më bën të kuptoj sa shumë punë kam bërë për ta arritur këtë,” shtoi ai.