Novartis blen kompaninë amerikane për 8,7 miliardë dollarë

Gjiganti farmaceutik zviceran Novartis ka arritur marrëveshje për blerjen e kompanisë amerikane AveXis Inc. për 8.7 miliardë dollarë.

Këshillat menaxhues të të dyja kompanive janë pajtuar njëzëri që të lejojnë transaksionin për blerje, thuhet në kumtesën e përbashkët të kompanisë, transmeton KosovaPress.

Blerja e kompanisë amerikane është edhe një hap në përpjekjet e Novartis që të bëhet lider në mjekimin e sëmundjeve neurodegjeneruese.

Transaksioni, sipas pohimeve të Novartis, duhet të përfundojë kah mesi i këtij viti.