Njihuni me amerikanen që për tre minuta arriti të ha mbi tre kavanoza me majonezë

Gruaja që ka arritur t’i ha më shumë se tre kavanoza me majonezë dhe atë për tre minuta, ka vënë rekordin e ri botëror.

Amerikania Michelle Lesco nga Arizona, SHBA, ka arritur të hajë 2,448 gramë majonezë, më saktësisht tre kavanoza e gjysmë dhe atë për tre minuta.

Në videon e publikuar më poshtë Michelle shihet se si me lugë ha majonezë, derisa në orë nuk figuron shifra – 3 minuta.

Michelle thotë se është krenare edhe për disa rekorde tjera siç është ngrënia e hot-dogut pa duar (për 21,60 sekonda).

Por për të gjitha këto aftësitë të ngrënit, ajo thotë se duhet ta falënderojë metabolizmin e “shpejtë”, që i ndihmon ta përpunojë me shpejtësi sasinë e madhe të ushqimit.